Aplikacion
Kandidati i Partisë Demokratike në listën e mbyllur për qarkun e Fierit, Luan Baçi, ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shpreh falënderim për mbështetësit dhe drejtuesit lokalë të PD-së, ndërsa kërkon ndjesë për rezultatin zhgënjyes.
“Shumë ndjesë, të dashur demokratë, që nuk mundëm të ngrihemi në nivelin e punës dhe performancës tuaj dhe ta bëjmë detyrën ashtu si edhe ju”, shkruan Baçi, duke shtuar se mbështetësit e PD-së kanë kontribuar me vetëmohim pa kërkuar asgjë në këmbim.
Në postimin e tij, ai përmend me emër disa drejtues lokalë të degëve të PD-së në Fier, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre gjatë fushatës.
Ndërkohë, drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi, ka mbajtur një qëndrim ndryshe, duke deklaruar se zgjedhjet janë manipuluar. Sipas tij, procesi zgjedhor në Fier ka qenë i parregullt dhe nuk reflekton vullnetin e lirë të qytetarëve.
Reagimi i Luan Baçit
Mirënjohje, respekt dhe falënderim, me gjithë zemër, qindra mijëra demokratëve të thjeshtë, që nuk u tërhoqën kurrë, që nuk ndaluan asnjëherë së kontribuari, nuk kërkuan asgjë, asnjëherë, në këmbim të punës së tyre vetëmohuese!
Falënderim dhe mirënjohje, Haki dhe Haxhi, drejtues të Hamilit, NJ.V. Dërmenas, Fier. Faleminderit dhe mirënjohje çdo drejtuesi të të gjitha niveleve, çdo anëtari dhe mbështetësi të Partisë Demokratike Fier!
Shumë ndjesë, të dashur demokratë, që nuk mundëm të ngrihemi në nivelin e punës dhe performancës tuaj dhe ta bëjmë detyrën ashtu si edhe ju!”,
Mirënjohje, respekt dhe falënderim, me gjithë zemër, qindra mijëra demokratëve të thjeshtë, që nuk u tërhoqën kurrë, që nuk ndaluan asnjëherë së kontribuari, nuk kërkuan asgjë, asnjëherë, në këmbim të punës së tyre vetëmohuese!
Falënderim dhe mirënjohje, Haki dhe Haxhi, drejtues të Hamilit, NJ.V. Dërmenas, Fier. Faleminderit dhe mirënjohje çdo drejtuesi të të gjitha niveleve, çdo anëtari dhe mbështetësi të Partisë Demokratike Fier!
Shumë ndjesë, të dashur demokratë, që nuk mundëm të ngrihemi në nivelin e punës dhe performancës tuaj dhe ta bëjmë detyrën ashtu si edhe ju!/ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit