zoom

Lajme

“Kristian, mos luaj me dy porta”- Rama e paralajmëroi, SPAK i sekuestron celularin kreut të Bashkisë Vau Dejës!

“Kristian, mos luaj me dy porta”- Rama e paralajmëroi, SPAK i sekuestron celularin kreut të Bashkisë Vau Dejës!

Një aksion i përbashkët i SPAK dhe BKH në Shkodër ditën e djeshme ka çuar në shoqërimin e disa personave, mbështetës të Partisë Socialdemokrate, të dyshuar për lidhje me krime zgjedhore.

Sipas raportimeve nga gazetarja Anila Hoxha, SPAK ka sekuestruar gjithashtu telefonin e kryebashkiakut të Vau Dejësit, Kristian Shkreli.

Shkreli, i cili fitoi zgjedhjet dy vjet më parë si kandidat i Partisë Socialiste, ka qenë në qendër të hetimeve për aktivitete të dyshimta gjatë periudhës zgjedhore. Kjo veprimtari ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili në fushatën e mëparshme i drejtoi një mesazh të koduar Shkrelit, duke i thënë: “Kristian, mos më luaj me dy porta!”

Gjatë një takimi elektoral në Shkodër, Rama gjithashtu shigjetoi  Tom Doshin lidhur me disa mosmarrëveshje për votimet për plazhet e Velipojës.

“Është një parti në këshillin bashkiak që s’po voton plazhet e Velipojës”, ishte mesazhi i koduar i Kryeministrit.

Vau i Dejës njihet si një bastion i Partisë Socialdemokrate, që ka qenë pjesë e hetimeve të mëparshme.

Për më tepër, më 8 maj, tre ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit, SPAK, BKH dhe Policia e Shkodrës kryen kontrolle në disa zona të Malësisë së Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë, duke zhvilluar veprime hetimore në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Kontrolli përfshiu edhe disa banesa, zyra dhe automjete që i përkisnin anëtarëve të shtabit të Partisë Socialdemokrate.

Postime të lidhura