Aplikacion
Kryetari socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur këtë martë në GJKKO.
Paraqitja e tij vjen lidhur me seancën e parë paraprake ndaj tij, pasi SPAK kërkoi kalimin për gjykim të dosjes.
Shkreli akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit. Sipas SPAK-ut, ai u kërkoi banorëve vota në favor të PSD-së duke ofruar të mira materiale.
Prokuroria tha se Shkreli ka shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë fushatës.
Sipas njoftimit të SPAK-ut, ky episod është një fraksion i hetimit për korrupsion aktiv në zgjedhje ndaj kryebashkiakut Shkreli, çështje për të cilën hetimi vijon dhe dyshohen të përfshirë edhe persona të tjerë./ Zoom.al