zoom

Lajme

Thumb për Tom Doshin? Rama kritikon kryebashkiakun e Vaut të Dejës: Mos luaj me dy porta o Kristian!

Thumb për Tom Doshin? Rama kritikon kryebashkiakun e Vaut të Dejës: Mos luaj me dy porta o Kristian!

Në fund të takimit në prezantimin e projekteve për Shkodrën, kryeministri Edi Rama i “tërhoqi veshin” kryebashkiakut të Vau Dejës, Kristian Shkreli, lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushatë.

Rama iu drejtua Shkrelit me fjalët “Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!”.

Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.

Thumbat e Ramës në Shkodër thuhet se në fakt i drejtohen Tom Doshit dhe jo Shkrelit. Më herët Rama tha se “është një parti në këshillin bashkiak që s’po voton plazhet e Velipojës”, ndërkohë që Vau i Dejës njihet edhe si bastion i Partisë Social Demokrate.

Nga ana tjetër, Tom Doshi nuk i ka kursyer sulmet e ashpra dhe publike ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, socialistit Benet Beci.

Postime të lidhura