Aplikacion
Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka votuar në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Kongresi i Lushnjes”.
Pas hedhjes së votës, ai është shprehur besimplotë se rezultati i PSD-së do të jetë “superist në të gjithë Shqipërinë”.
Por, Tom Doshi shtoi se nuk përcakton dot sa mandate do të marrë partia e tij, teksa shtoi se nuk do bëjë koalicion me Sali Berishën.
“Sot nuk mund të përcaktoj, kam shpresë që rezultati do të jetë superist në të gjithë Shqipërinë. Me Berishën nuk bëj koalicion.”
Nga ana tjetër, la të hapur mundësinë për koalicion me Partinë Socialiste.
“Sa i përket PS-së, do të shohin ecurinë e rezultatit,”- tha Tom Doshi./ Zoom.al


