Aplikacion
Në qarkun e Shkodrës janë numëruar deri më tani 237 nga 405 qendra votimi dhe të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një epërsi të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.
Koalicioni PD-ASHM kryeson me 41% të votave, duke siguruar 5 mandate deri në këtë fazë të numërimit. Partia Socialiste renditet e dyta me 35%, duke marrë 4 mandate.
Një rritje të ndjeshme ka shënuar edhe Partia Socialdemokrate (PSD), e cila me 20% të votave ka arritur të fitojë 2 mandate, duke u shfaqur si surpriza e këtyre zgjedhjeve në Shkodër./ Zoom.al