zoom

Lajme

Shifrat për Qarkun e Tiranës/ Sa mandate marrin PS e PD deri tani

Shifrat për Qarkun e Tiranës/ Sa mandate marrin PS e PD deri tani

Nga numërimi i 514 prej 1,282 qendrave të votimit në qarkun e Tiranës, Partia Socialiste ruan epërsinë dhe ka siguruar deri më tani 19 mandate parlamentare.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PS-ja ka mbi 22 mijë vota më shumë se Partia Demokratike.

Ndërkohë, një zhvillim interesant ka ndodhur mes PD-së dhe Partisë “Mundësia”.

Demokratët kanë arritur të rimarrin një mandat që më herët dukej si i fituar nga Shehaj, duke e lënë këtë forcë politike me vetëm një përfaqësues në Kuvend, deri në këtë fazë të numërimit.

Megjithatë, ky mandat i rikthyer mbetet i pasigurt, pasi diferenca mes dy forcave është shumë e ngushtë me vetëm 38 vota që mjaftojnë që mandati të kalojë sërish te Shehaj./ Zoom.al

Postime të lidhura