zoom

Lajme

Janë në listë të mbyllur/ Dy kandidatë të PD rrezikojnë të mos marrin mandat

Janë në listë të mbyllur/ Dy kandidatë të PD rrezikojnë të mos marrin mandat

Partia Demokratike po përballet me një rezultat zhgënjyes në disa qarqe kyçe të vendit, çka po ndikon drejtpërdrejt edhe në përfaqësimin përmes listave të mbyllura.

Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në qarqet Elbasan dhe Fier, PD deri më tani ka siguruar vetëm nga katër mandate, ndërkohë që në listat e saj figurojnë pesë emra.

Në Elbasan, i pesti në listën e mbyllur është Aurel Bylykbashi, i cili me këtë rezultat mbetet jashtë Kuvendit. E njëjta situatë paraqitet edhe në qarkun e Fierit, ku emri i pestë në listë, Eduard Sharka, është në prag të humbjes së mandatit.

Nëse prirja aktuale e numërimit vazhdon në të njëjtën linjë, Partia Demokratike rrezikon të mos përfaqësohet me emrat e fundit të listës së saj në këto dy qarqe./ Zoom.al

Postime të lidhura