zoom

Lajme

PS kryeson edhe në Dibër/ Dorëzohet Xhelal Mziu: Mandati i 3, i paarritshëm

PS kryeson edhe në Dibër/ Dorëzohet Xhelal Mziu: Mandati i 3, i paarritshëm

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka deklaruar se është shumë e vështirë për forcën që ai përfaqëson të sigurojë mandatin e tretë në këtë qark.

Në një prononcim për mediat, Mziu u shpreh se rezultati nuk i ka befasuar demokratët, por theksoi se procesi është shoqëruar me parregullsi dhe presione mbi votuesit.

“Ne kemi qenë të përgatitur për rezultatin, por flas për kushte normale. Jemi përplasur me makina të pafundme në lagje. Po rrezikohet vota e qytetarëve. Shanset për mandatin e tretë janë minimale. Tentojmë për ta kapur të tretin, por më duket i paarritshëm”, tha Xhelal Mziu.

Sipas të dhënave të deritanishme nga KQZ, në Dibër Partia Socialiste kryeson me 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 2./ Zoom.al

Postime të lidhura