zoom

Lajme

Numërimi i votave/ Kush kryeson në Qarkun e Durrësit?

Numërimi i votave/ Kush kryeson në Qarkun e Durrësit?

Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri tani 202 nga 493 kuti votimi dhe të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë një avantazh të qartë për Partinë Socialiste.

Socialistët kanë siguruar deri më tani 30,609 vota, duke u pozicionuar për të mbajtur të paktën 8 mandate, me mandatin e tetë të konsoliduar ndjeshëm. Partia Demokratike ndjek me 22,480 vota, duke mbetur pas me një diferencë prej mbi 8 mijë votash.

Nëse ky trend vazhdon në kutitë e mbetura, Partia Socialiste pritet të ruajë dominimin në këtë qark, ndërsa për demokratët mbetet për të parë nëse do të arrijnë të përfitojnë ndonjë mandat shtesë në vijim të numërimit./ Zoom.al

Postime të lidhura