zoom

Lajme

Arjan Curri shpërthen në studio: Ku është Gazment Bardhi? E kanë marrë peng?

Arjan Curri shpërthen në studio: Ku është Gazment Bardhi? E kanë marrë peng?

Analisti Arjan Curri sulmoi Gazment Bardhin për sjelljen politike që tregoi pas nisjes së procesit të numërimit në qarku Fier.

Ai vuri në dukje gjatë një interviste televizive se Bardhi është zhdukur nga terreni, aty ku po numërohen votat, por edhe nga ekranet mediatike.

“Ka ndonjë informacion për Gazment Bardhin? Sepse nuk po duket gjëkundi, dhe jemi të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tij”, iu drejtua me ironi Curri, Andi Mustafajt në studio.

Mustafaj u përpoq të shmangë debatin, duke thënë se nuk ka informacion.


“Nuk kam dijeni për situatën e tij. Jam në Fier dhe nuk jam në kontakt të drejtpërdrejtë”, tha ai.

Curri vijoi me komente të forta, duke thënë:
“Mos ndoshta është marrë peng? A është në gjendje të mirë? A është lokalizuar?”

Kandidati demokrat u përpoq të qetësonte situatën: “Jo, nuk ka asnjë rrezik për diçka të tillë.”

Por analisti nuk ndaloi kritikat:
“Zgjedhjet nuk fitohen nga zyra. Nuk fitohen duke braktisur numërimin për të ndjekur ndonjë ndeshje futbolli.”/ Zoom.al

Postime të lidhura