Aplikacion
Sali Berisha nuk u paraqit sot në GJKKO, ku pritej të niste gjyqi për çështjen “Partizani”. Ish-kryeministri pretendon se nuk është njoftuar zyrtarisht për seancën.
Gjykata dorëzoi fletëthirrjen të premten, e pranuar nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, por mbrojtja argumentoi se njoftimi ishte jashtë afateve ligjore.
Analisti Arjan Curri, në emisionin “Top Story”, e cilësoi këtë si një strategji për të shtyrë gjyqin, duke parashikuar se procesi mund të përfundojë me dënim për Berishën.
“Mendoj që ky gjyq do përfundojë me një dënim për Sali Berishën se nuk është hapur kot. Gjkko nuk ka nxjerrë ndonjë të pafajshëm, dënimi penal të heq nga politika përfundimisht, Duke ditur këtë e vetmja gjë që i mbetet, është çdo lloj manovre që ta shtyjë sa më shumë, shkalla e parë dhe e dytë të shkonte disa vite. Nëse do shkonte këtu, i bie të shtyjë jetën e tij në politikë.
Nëse avokatët sëmuren me rrallë ka shumë manovra, mund të sëmuret vetë Berisha, mund të shkojë deri në 4 vjet,. Nuk është vetëm Berisha, është dhe ndërtuesi dhe financieri, mjafton një nga ata të mos jetë dhe seanca shtyhet. Është një strategji e zgjuar. Fitorja e kohës në këtë rast, është veprimi i zgjuar. Kjo është një betejë që mund të zgjasë disa vite nga Sali Berisha dhe mbrojtja e tij”, u shpreh Curri./ Zoom.al