zoom

Aktualitet

PS “bën namin” në burgje/ Fiton 100% votat e Pojskës

PS “bën namin” në burgje/ Fiton 100% votat e Pojskës

Partia Socialiste ka siguruar një tjetër fitore simbolike në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, këtë herë në burgun e Pojskës. Nga 36 gra të burgosura që kanë ushtruar të drejtën e votës, përfshirë 33 të paraburgosura, PS ka marrë 100% të votave.

Kjo është hera e dytë që socialistët dalin fitues në një institucion penal në Qarkun e Korçës, pas rezultatit të mëparshëm në burgun e Drenovës, ku gjithashtu fituan me një rezultat të thellë.

Fitoret në këto qendra votimi konfirmojnë një mbështetje të plotë për Partinë Socialiste në këto ambiente specifike, ndërkohë që numërimi i votave vijon në të gjithë qarkun.

Postime të lidhura