zoom

Lajme

A e ka uruar Rama për mandatin? Përgjigjet Braçe

A e ka uruar Rama për mandatin? Përgjigjet Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe komentoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe përvojën e tij gjatë procesit zgjedhor.

I pyetur në një studio televizive nëse kishte marrë një mesazh urimi nga kryeministri Edi Rama pas sigurimit të mandatit të ri, Braçe u përgjigj prerazi:

“As më ka çuar SMS dhe as i kam çuar.” Ai shtoi se kryeministri është shumë i zënë dhe nuk ka dashur ta bezdisë.

“Është shumë i zënë, thotë se Shqipëria është qendra e botës. S’kam dashur ta shqetësoj fare. Edhe për problematikat e fazës së numërimit nuk i kam shkruar. Në njësinë time ka pasur më shumë njerëz se në çdo qendër tjetër. Frika e vetme që kam pasur ishte procesi. Flas për anë procedurale, njerëzit kanë votuar të lirë,”- theksoi Braçe./ Zoom.al

Postime të lidhura