zoom

Lajme

Pse u përlot në studio Erion Braçe?

Pse u përlot në studio Erion Braçe?

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është përlotur gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live”, teksa tregoi për mbështetjen e pazakontë që ka marrë nga familjarët gjatë fushatës elektorale.

Braçe, i cili rezultoi i dyti më i votuar në listën e hapur në Tiranë, u shpreh i prekur nga angazhimi i babait dhe vjehrrit të tij, të cilët, pavarësisht moshës, kishin dalë vetë për të takuar qytetarët dhe për ta mbështetur në terren.

“Ma ka bërë shumë përshtypje dhe do doja t’i ngjaj deri në fund,” u shpreh Braçe.

Ai rrëfeu se babai i tij, 82 vjeç, kishte takuar shumë njerëz pa e njoftuar, ndërsa vjehrri shkonte deri në Shëngjergj për të.

“Janë të dy në të njëjtën moshë, por nuk ma priste mendja që do dilnin e do punonin kaq shumë për mua. Më ka prekur thellë. Këto vota dua unë,” tha Braçe, duke shtuar se përveç familjarëve, mijëra qytetarë të tjerë ishin angazhuar vullnetarisht në fushatën e tij./ Zoom.al

Postime të lidhura