Aplikacion
Janë publikuar rezultatet e partive për njësinë numër 10 në Tiranë. Partia Socialiste ka fituar duke marrë 49 përqind të votave, ndjekur nga ASHM me 32.3 përqind.
Partia Mundësia është e treta me 6.4 përqind. Lëvizja Bashkë ka marrë 3.7 përqind të votave, ndërsa Nisma Shqipëria bëhet ka arritur të marrë 2.9 përqind.
Në njësinë bashkiake nr. 10 rezulton se socialistët kanë preferuar në masë ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ai ka marrë 1722 vota preferenciale, i ndjekur nga Erion Braçe që ka marrë 624 vota preferenciale.
Sa i përket kampit të djathtë, më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka marrë 848 vota, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 590 vota.

