zoom

Lajme

Ngeli jashtë Parlamentit, reagon për herë të parë Pandeli Majko

Ngeli jashtë Parlamentit, reagon për herë të parë Pandeli Majko

Pandeli Majko, i cili nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit.

Majko, kandidat në listën e hapur të PS-së në qarkun e Tiranës, arriti të marrë 4.327 vota, një numër që nuk i siguron një vend në Kuvend për legjislaturën e re.

Në një postim të shkurtër në Facebook, ai shprehu mirënjohjen ndaj qytetarëve, duke thënë vetëm: “Faleminderit.”

Edhe pse Majko nuk do të jetë më deputet, PS arriti një fitore historike, duke siguruar 83 mandate./ Zoom.al

Postime të lidhura