zoom

Lajme

“Duam votat tona”: Opozita del në protestë pas zgjedhjeve

“Duam votat tona”: Opozita del në protestë pas zgjedhjeve

Ndërkohë që Tirana mirëpret liderët europianë në kuadër të Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Europian, opozita shqiptare ka zgjedhur të mbajë një protestë paralelisht me zhvillimet ndërkombëtare në kryeqytet.

Koalicioni opozitar, i udhëhequr nga Partia Demokratike, që doli humbës në zgjedhjet parlamentare, është mbledhur pranë bulevardit “Zogu i Parë” për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Protesta, e cila ishte paralajmëruar më herët nga përfaqësuesit e opozitës, nuk është lejuar nga policia, por gjithsesi ka nisur me nota të qeta. Të pranishëm janë figura të njohura të PD-së si Flamur Noka, Jorida Tabaku, Enno Bozdo dhe të tjerë. Mesazhet e tyre kryesore janë të forta: “Poshtë diktatura”, “Duam votat tona”, “Edi Rama kriminel”.

Kjo protestë vjen në një moment kur vëmendja kombëtare dhe ndërkombëtare është e përqendruar te samiti, ku diskutohet për sfidat e sigurisë, integrimit dhe bashkëpunimit rajonal. Në këtë kontekst, opozita synon të përçojë mesazhin e saj përpara syve të Europës, duke akuzuar qeverinë për autoritarizëm, manipulim zgjedhjesh dhe lidhje me krimin./ Zoom.al

Postime të lidhura