Aplikacion
Policia e Tiranës nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën e thirrur nga Sali Berisha pas humbjes së zgjedhjeve.
Blutë i kanë kthyer përgjigje negative opozitës për tubimin e thirrur tek Bulevardi i ri në orën 17:00 ditën e Samitit Europian në Tiranë.
Raportohet se vendimi është marrë për shkaqe sigurie, për shkak se protesta e thirrur nga Berisha është afër perimetrit të sigurisë së Samitit.
Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se protesta do të ishte paqesore, me qëllim për të sensibilizuar ndërkombëtarët për krimet elektorale./ Zoom.al


