zoom

Lajme

Berisha njofton protestë me 16 maj për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve  

Berisha njofton protestë me 16 maj për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve  

Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar protestë më 16 maj për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Në një konferencë për mediat ai i konsideroi këto zgjedhje më të plaçkiturat në histori, që qeveria i mori me banda dhe manipulime.

“Zgjedhjet e 11 majit u diktuan që të gjitha nga krimi, bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të maxhorancës kriminale. Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës në të cilat zgjedhjet kryebanditi Blendi Xhabafti mori vota 10 herë më shumë se kandidati i dytë në lista. Skena si Vora ishin të zakonshme. Zgjedhjet më grabitura, plaçkitura dhe dhunuara në gjithë historisë elektorale të Shqipëri pluraliste. U sunduan nga vrasës, serialë killera, trafikantë, dhunues, përdhunues.Thirrja ime për të gjithë komisionerët të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur për ata që kanë votuar për opozitën në dëshmi të terrorit, të mbajnë çdo parregullsi, libri i zi shkruhet me datën 16 ora 17 në bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin kombëtar të përbindëshit elektoral Rama.”, tha Berisha.

Postime të lidhura