Aplikacion
Keanu Reeves mund të jetë gati për të shtruar pyetjen e madhe për vajzën që ia ka rrëmbyer zemrën. 57-vjeçari është parë në Los Angeles.
Ylli i “The Matrix” kishte veshur një xhaketë të zezë të shoqëruar me një shall gri dhe xhinse blu. Reeves u fotografua në Irene Neuwirth në Melrose Place në zonën perëndimore të Hollywoodit, me sa duket duke kërkuar një unazë diamanti për të dashurën e tij, Alexandra Grant.

Imazhet vijnë përpara ditëlindjes së 49-të të Alexandras. Aktori është në lidhje me artisten nga viti 2018, gjersa e bëri romancën publike një vit më vonë, në 2019.

Keanu bashkëpunoi me partneren e tij në librat “Ode To Happiness” dhe “Shadows”. Partnerët e biznesit kanë edhe shtëpinë botuese “X Artists’ Books”./L.K
/Zoom.al