zoom

Aktualitet

Rasti i Belinda Ballukut, reagon ambasada amerikane

Rasti i Belinda Ballukut, reagon ambasada amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një deklaratë për Report Tv, ambasada thekson se nuk komenton çështje që janë nën hetim, por nënvizon se pavarësia e institucioneve të drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri.

“Pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në luftën kundër krimit transkufitar. Nuk kemi komente për rastet ligjore në zhvillim”, tha ambasada amerikane.

Çështja e Ballukut është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, vendim që pritet më 12 dhjetor, për të vendosur nëse ankimi do të procedohet më tej. Opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për presion mbi drejtësinë, ndërsa qeveria ka sqaruar se kjo lëvizje synon të shmangë krijimin e precedentëve të rrezikshëm në ndërhyrjen e gjyqësorit në punët e ekzekutivit./ Zoom.al

Postime të lidhura