zoom

Aktualitet

Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për Ballukun: Çështje komplekse

Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për Ballukun: Çështje komplekse

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shtyjë seancën për shqyrtimin e ankimimit të qeverisë lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zv/kryeministre. Mbledhja e gjyqtarëve do të mbahet më 12 dhjetor 2025.

Shtyrja është bërë për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës, si dhe kërkesës së disa prej anëtarëve të saj. Seanca ishte planifikuar fillimisht për 4 dhjetor.

Qeveria ka depozituar ankimin në Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila caktoi pezullimin e Ballukut. Sipas GJKKO-së, pezullimi u vendos për të parandaluar rrezikun që Balluku të ndërhynte në prova apo të mund të kryente procedura që mund të çojnë në shkelje.

Gjithashtu, GJKKO ka bllokuar pasaportën e Ballukut për të parandaluar mundësinë e arratisjes.

“Në vijim të njoftimeve të mëparshme për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.

Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese”, njoftoi Gjykata Kushtetese./ Zoom.al

Postime të lidhura