Aplikacion
Gjykata Kushtetuese mori vendimin për shtyrjen s seancë për shqyrtimin e ankimimit të qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre me vendim të GJKKO.
Mbledhja e gjyqtarëve të Kushtetueses do të zhvillohet të enjten, më 4 dhjetor, ku pritet të diskutohet nëse kërkesa e qeverisë do të kalojë apo jo për shqyrtim të mëtejshëm.
Sot, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese u mblodh për shqyrtimin paraprak të kërkesës së Kryeministrit Edi Rama, i cili kërkon rrëzimin e pezullimit të Ballukut. Pas analizimit fillestar, Kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve për të vlerësuar plotësimin e kritereve të pranueshmërisë, në mënyrë që më pas çështja të mund të kalojë ose jo në seancë plenare.
Në njoftimin zyrtar, Gjykata Kushtetuese sqaroi se Mbledhja e Gjyqtarëve do të marrë një vendim sipas parashikimeve të ligjit organik dhe rregullores së brendshme, ndërsa çdo zhvillim do të publikohet në faqen zyrtare të institucionit.