zoom

Aktualitet

Balluku ankimon masat e sigurisë, kërkon rikthimin në detyrë

Balluku ankimon masat e sigurisë, kërkon rikthimin në detyrë

Belinda Balluku ka ankimuar këtë të martë vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit”.

Ajo ka dorëzuar në Apelin e GJKKO ankimimin e masave, duke kërkuar rikthimin e saj në detyrë dhe lejimin për të dalë jashtë vendit.

Ankimim në Apel kanë bërë edhe drejtori i KESH, Erald Elezi, ndaj të cilit është vendosur masa “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot nëse do ta shqyrtojë ankimimin e qeverisë lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë nga GJKKO.

Shqyrtimi i çështjes u shty më parë për shkak të ndryshimeve në përbërjen e Kolegjit, ku gjyqtarja zëvendësuese kërkoi kohë për t’u njohur me aktet. Nëse Kolegji vendos ta kalojë çështjen për shqyrtim, seanca plenare do të vendosë fillimisht mbi pezullimin, deri në një vendim përfundimtar.

Qeveria argumenton se pezullimi bie ndesh me imunitetin kushtetues të një deputeti dhe përbën ndërhyrje në kompetencat e ekzekutivit. Balluku është pezulluar dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit, duke u hetuar për tenderët e tunelit të Llogarasë dhe lotit 4 të Unazës së Madhe, ku dyshohet për paracaktim fituesi./ Zoom.al

Postime të lidhura