zoom

Aktualitet

Rama me avion charter në samitin e NATO-S, 36 mijë euro fluturimi deri në Hagë

Rama me avion charter në samitin e NATO-S, 36 mijë euro fluturimi deri në Hagë

Fluturimi i fundit i kryeministrit shqiptar është kthyer njësoj në skandal, si edhe fluturimet e mëhershme.

Pak ditë më parë, Edi Rama vizitoi Hagën në kuadër të samitit të NATO-s, ku shkoi me një avion privat lloji Gulfstream Aerospace G-IVSP, me regjistrimin “TC-EMR”. Zoom.al tregon momentin kur kryeministri Edi Rama zbret në aeroportin e Schiphol-it në Hagë.

Ky mjet rezulton të jetë ndër më shtrenjtit, me kosto minimale fluturimi 35 mijë euro.

Brenda avionit lejohen cigaret, kafshët shtëpiake, ka kuzhinë të plotë, tualet privat dhe një asistent personal gjatë gjithë fluturimit. Ushqimi ofrohet në nivel gourmet, përfshirë sushi dhe specialitete të tjera.

Skandali i parë i këtij lloji u zbulua rreth 4 vite më parë, kur kryeministri Rama përdorte “Ismailin”, një nga avionët e kompanisë “Air Albania” si charter privat. Të dhënat i nxorrën hakerat iranianë pas një sulmi kibernetik.

Atëkohë, Zoom.al raportonte se fluturimet e Ramës i kanë kushtuar shqiptarëve 22 mln euro, me kosto 15 mijë euro për çdo fluturim.

Postime të lidhura