zoom

Të gjitha

Johnny Depp do i rikthehet aktrimit ?!

Johnny Depp do i rikthehet aktrimit ?!

Pasi mori fund beteja e ashpër ligjore mes Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes Amber Heard duket se për aktorin fitorja e gjyqit nuk ishte e vetmja .

Depp, i cili nuk ka qenë në ndonjë  rol te rendesishem që nga viti 2018,  përflitet se do të luajë së bashku me yjet e tjerë të kinematografdisë botësore si  Michael Keaton dhe Winona Ryder.

Filmi që pritet të luajë edhe Deep është Beetlejuice 2. Që nga fitorja e tij e gjyqit të gjatë  të mërkurën, 57-vjecari u shpreh se ndihej se i ishte rikthyer jeta e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=KmM2TdPfXSg

“Gjashtë vjet më parë, jeta ime, e fëmijëve të mi dhe e njerëzve më të afërt me mua, si dhe jeta e njerëzve që më kanë mbështetur dhe besuar në mua për shumë e shumë vite ka ndryshuar përgjithmonë. ‘ u shpreh aktori.  Depp  u  shfaq në skenë duke luajtur kitarë me legjendën e rock-ut Jeff Beck këtë javë në disa koncerte.

Megjithatë nuk ka ende asnjë konfirmim nga vetë  aktori apo kompania e prodhimit të këtij filmi por kjo ka ngjallur shpresa tek fansat të cilët janë të etur për një rikthim të tij./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura