zoom

Të gjitha

Çfarë po ndodh me Johnny Depp dhe avokaten e tij ?! Videoja vulos dyshimet

Çfarë po ndodh me Johnny Depp dhe avokaten e tij ?! Videoja vulos dyshimet

Disa ditë pas fitores në gjykatë të Johnny Depp kundër ish bashkëshortes, Amber Heard, avokatja e tij Camille Vasquez është  parë me të dashurin e saj Edward Owen.

https://www.youtube.com/watch?v=JASXtsXnaPg

Në videon e TMZ, Camille dhe i dashuri i saj Edward, u panë duke u larguar nga një hotel në Virxhinia pranë Gjykatës së Qarkut Fairfax, ku gjyqi u zhvillua për gjashtë javë.

Ndërsa paparacët po përpiqeshin të pyesnin se çfarë do të ndodhte më pas dhe reagimin e saj ndaj apelit të mundshëm të Heard, Vasquez nuk ka folur.

Camille dhe Edward u takuan në nëntor në një pub luksoz në Londër. Një burim i brendshëmu shpreh se: “Është një marrëdhënie mjaft e re, por Eduardi është i lumtur me të. Ai e ka vizituar Camille në SHBA që nga fillimi i këtij gjyqi dhe ajo planifikon ta vizitojë. Është distancë e largët dhe ata të dy janë të suksesshëm në karrierën e tyre përkatëse, por ata shpresojnë ta bëjnë të funksionojë.”

Muajin e kaluar, Camille dhe Johnny ishin subjekt i thashethemeve për  veprimet e tyre gjatë gjyqit, si mbajtja e duarve ndër ajo i pëshpëriste në vesh, përqafime ndërsa ai hynte në dhomë dhe Depp tërhiqte karrigen e saj për të./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura