zoom

Të gjitha

“Ai kurrë nuk më shtyu, nuk më gjuajti apo më hodhi ” / Kate Moss dëshmon në mbështetje të Deep

Modelja Kate Moss doli në tribunë për të dëshmuar në emër të ish-të dashurit Johnny Depp. Qëllimisht apo jo, ajo u sigurua që të vendoste sa më shumë distancë midis vetes dhe personazhit të saj të pasarelave.

Ekspetët e stilit sugjerojnë se ishte një lëvizje e llogaritur. për të sjellë më shumë autoritet dhe autenticitet në dëshminë e saj. Ajo njihet për fustanet magjepsës, aksesorët luksoz dhe grimin perfekt por në vend të tyre, supermodelja 48-vjeçare veshi një xhaketë Saint Laurent mbi një bluzë të bardhë. Kjo e ndihmoi atë të arrinte një pamje të thjeshtë dhe estetike gjatë paraqitjes së saj të shkurtër në gjyqin mes Depp kundër Amber Heard.

“Kombinimi i ngjyrës bardh e zi ishte i zgjuar, sepse kur ka mungesë ngjyre, të bën të shikosh fytyrën e personit”-tha ai. “Xhaketa ka autoritet, ndërsa bluza shton një prekje femërore. Të linte bluzën të palidhur do të thoshte që ajo nuk ndihej e bezdisur dhe i dha Moss një pamje sikur nuk ishte përpjekur shumë”.

Ajo dëshmoi duke thënë se : “Ai kurrë nuk më shtyu, nuk më gjuajti apo më hodhi poshtë ndonjë shkallë”: Kate Moss dëshmon në mbështetje të Johnn”

Bukuria e Moss-it synonte ta ndihmonin atë të krijonte një imazh autenticiteti dhe autoriteti, diçka që ajo e arriti përmes disa trukesh të thjeshta. Kur bëhet fjala për bukurinë, Moss shtoi më tej imazhit të saj si një person me autoritet grimin e thjeshtë./L.K

/Zoom.al