Aplikacion
Ylli i Hollivudit, Johnny Depp, ka lënë për disa orë mënjanë çështjen e gjyqit të tij kundër ish gruas dhe aktores Amber Heard. Depp, është shfaqur në skenë në Sheffield vetëm dy ditë pasi rasti i tij gjyqësor gjashtë-javor në Virxhinia përfundoi.
Depp shihet teksa iu bashkua kitaristit Jeff Beck në skenë për të performuar bashkëpunimin e këngës së tyre të vitit 2020 “Isolation”, e cila është një ribërje e hitit të John Lennon të vitit 1970.
Dyshja performuan gjithashtu një cover të këngës “what’s Going On” të Marvin Gaye dhe “Little Wing” të Jimi Hendrix. Depp përveç karrierës si aktor, ai ka qen dhe një kitarist dhe anëtar i grupit Hollyëood Vampires.
https://www.youtube.com/watch?v=w4DtzqTG93c
Juria në gjyqin e shpifjes prej shumë milionë dollarësh mes aktorit dhe ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, u dërgua për të shqyrtuar vendimet e saj të premten./L.K
/Zoom.al