Aplikacion
Marka Dior ka vendosur të qëndrojë pas parfumit Sauvage- parfumi me aromën e Deppit. Së fundmi është zbuluar se Dior shiti një shishe “Sauvage” çdo tre sekonda vitin e kaluar, duke e bërë atë parfumin më të shitur në përgjithësi në të dy aromat, për meshkuj dhe për femra.
Pretendimi u nda nga përdoruesi i Twitterit, John Pompliano, i cili citoi një artikull të janarit të vitit 2022 nga Marie Claire, ku ata raportuan statistikat e pabesueshme. Pompliano shkoi një hap më tej, duke kuptuar se sa po përfitonte Dior nga aroma e Deppit.

“Pavarësisht se shumë marka po largohen nga Johnny Depp, Dior vendosi të qëndrojë me të. Pse? Ata shesin një shishe të aromës së tij “Sauvage” çdo 3 sekonda. Me 160 dollarë për shishe, kjo është mbi 4.5 milionë dollarë shitje në ditë”, ka shkruar ai në Twitter.
Depp ka qenë fytyra e aromës Sauvage që nga fillimi i saj në vitin 2015. Aktori aktualisht po lufton në gjykatë me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard për një shkrim ë gazetën Washington Post të vitit 2018 përmes të cilit ajo pretendonte se ishte viktimë e dhunës fizike dhe seksuale./L.K
/Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit