zoom

Të gjitha

Florjan Binaj rrëfen se është gati të zgjerojë familjen, por shpreson që të jetë djalë

Aktori i njohur Flor Binaj ishte i ftuar “Në kurthin e Piter Pan ku intervistua gazetarët e vegjël, protagonistët e programit.

Aktori është baba i tre fëmijëve, Krena, Glauk dhe Vjosa, por gjatë programit ai la të kuptuar se dëshiron një fëmilje të madhe dhe pse jo edhe një fëmijë të katërt.

Pyetjes së fëmijëve se ç’emër do të kishte një djalë në familjen e tij (Osum, mbase), Flori tha, “Pse jo? Fjala jote në vesh të Perëndisë! Nuk është e thënë që të ketë patjetër emër lumi, mund të jetë emër deti, mali, etj., por me rëndësi është të mos kemi turp t’u vendosim fëmijëve emra shqiptarë”.

Vetëm pak muaj më parë ai dhe bashkëshortja u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Vjosa, pasi Flori ka një histori të lidhur me këtë lumë./L.K

/Zoom.al