zoom

Të gjitha

“Edi Rama” i Portokallisë nuk do të jetë këtë sezon ?!

I njohur për rolin e tij si Edi Rama, polici etj duket se aktori i njohur Florian Binaj ka hequr dorë nga Portokallia. Ndërkohë, ashtu si çdo vit, emisioni organizon ‘promo’-n paralajmëruese në të cilën njofton nisjen e sezonit në mënyrë të veçantë e humoristike.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është se në video mungon aktori Florjan Binaj, prej vitesh pjesë e “Portokalli”, duke u kthyer në një nga humoristët më të preferuar të publikut shqiptar.

Dyshimet i ka përforcuar edhe fakti se Binaj nuk ndodhet në Shqipëri gjatë kësaj periudhe provash dhe të nisjes së programit. Ai ka ndarë me ndjekëit disa foto teksa ndodhet në nje ekspeditë turistike në Kenia të Afrikës.

“Sa më larg monotonisë së përditshmërisë, aq më qartë kupton për kë duhet shpenzuar koha e çmuar që na është dhënë për të jetuar- shkruan Flori në një nga postimet e tij në “Instagram”, ndërkohë që të gjithë komentuesit kanë pyetur aktorin lidhur me qëndrimin e tij në “Portokalli”.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Edi Rama i Portokallisë do të jetë këtë sezon ose jo./L.K