zoom

Të gjitha

Pas 18 vitesh largohet nga Portokallia Florjan Binaj

Disa ditë më parë në media qarkulloi lajmi se aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Florjan Binaj ishte larguar nga Portokallia.

Shkak për këtë u bë fakti se ai mungoi në shfaqjen e asaj jave në Portokalli, dhe shumë zëra aluduan se shkaku i kësaj mungese ishte fakti që ai ishte pjesë e protestës e cila u zhvillua në kryeqytet për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit.

Së fundmi vetë aktori ka zgjedhur që me anë të një postimi në rrjetet sociale të konfirmojë largimin e tij pas 18 vitesh nga programi i humorit Portokalli.

Florjan Binaj me një mesazh emocionues sqaron se largimi i tij nuk ka të bëjë me protestat, qeverinë dhe as me krijim partish. “Ikja nga Portokallia ka të bëjë me një mision, i cili do t’i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të autorit që fatkeqësisht në Shqipëri, quhen si mall pa zot”, shkruan ai ndër të tjera./L.K

/Zoom.al