zoom

Të gjitha

Kim Kardashian dhe Pete Davidson e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër stad

Marrëdhënia e Kim Kardashian dhe Pete Davidson po fillon të bëhet akoma edhe më serioze. Kim së fundmi iu bashkua Pete në një udhëtim në New York. Sipas “TMZ” Pete ishte atje duke punuar për një film dhe produksioni ndodhej afër shtëpisë së gjyshërve të Pete në Staten Island.

Pas përfundimit të xhirimeve, Kim dhe Pete u larguan për të kaluar pak kohë me familjen e tij dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u takua zyrtarisht me gjyshërit e komedianit.

Pete gjithashtu është pranuar hapur nga rrethi më i ngushtë i miqve të Kim-it, të cilët kanë thënë se ai është një djalë i mrekullueshëm.

Komediani ende nuk i ka takuar fëmijët e Kardashian, për shkak të respektit për Kanye, kështu që do të jetë interesante të shihet nëse kjo do të ndryshojë. Tani për tani, të dy duken të lumtur së bashku!/L.K

/Zoom.al