Aplikacion
Një nga kritikat që fansat kanë pasur për stilin e Kim Kardashian ndër vite është se sa shumë ajo i përmbahet ngjyrave bazë, si e zeza dhe e bardha, në veshjet dhe dekorin e shtëpisë së saj. Epo mesa duket fansat nuk janë të vetmit që duan të ‘ndezin’ pak ngjyrë në familje.

Në skenat që do të transmetohen në episodin e Ellen ditën e sotme , ylli i “The Kardashians” rrëfeu se si vajza e saj North West stiloi familjen për setin e tyre të fundit të “Vogue” jo sepse asaj iu kërkua një gjë të tillë por sepse ajo e kërkoi atë.

Sesioni fotografik që pasoi, i cili me sa duket e stresoi Kim-in, doli i mrekullueshëm. “Sa herë që më duhet të bëj një fotosesion me fëmijët e mi, apo kushërinjtë e mi, është si dita më e keqe e jetës sime dhe gjithmonë them se nuk do ta bëj më kurrë”, tha ajo ndërsa Ellen tregon foton në emisionin e saj. “Por atëherë ju përfundoni me fotografi të mahnitshme si kjo.“/L.K
/Zoom.al