zoom

Të gjitha

“Fotoshopi” po i prish punë Kim Kardashian, fansat e kryqëzojnë

Ylli i “The Kardashians”, Kim Kardashian është akuzuar shumë herë për përdorimin e fotoshopit në fotot që poston në rrjetet sociale. Ajo reagoi për akuzat se kishte hequr kërthizën me fotoshop dhe duket se sot ka nisur sërish të adresojë shumë lajme për këtë çështje.

Kujtojmë se vetëm një ditë pasi Khloe Kardashian pranoi se kishte bërë fotoshop vajzën e saj, True. Kim Kardashian u përball me disa akuza për modifikimin e pamjes së Pete Davidson në fotot e tyre të fundit në “Instagram”.

Ajo mendohet ti ketë modifikuar hundën e komedianit dhe gjithashtu ti ketë dhënë atij një nofull më të theksuar. Për këtë gjë ajo ka thënë që Pete e ka vetë nofullën aq të theksuar – deri në atë pikë saqë njerëzit kanë menduar që ia ka rregulluar me ndonjë aplikacion.

“Kjo ka nevojë për një shpjegim serioz.”, e nis shkrimin ne ‘story’ Kim Kardashian. “Në foton origjinale është Stormi! Pyeta Kylie Jenner nëse mund ti postoja dhe ajo nuk kishte shumë dëshirë që ti postoja në atë moment dhe unë e respektova.

Por nuk do të më prishte feed-in tim të ‘Instagram’-it. Chi kishte veshur ngjyrë rozë dhe kombinoi në mënyrë perfekte.”– shkruan Kim. Në këtë mënyrë Kim-i vendosi të ndryshojë ngjyrat e tutave të Stormi-t nga portokalli në rozë, që ‘feed’-i i saj i “Instagram”-it të mos prishej./L.K

/Zoom.al