Aplikacion
Rrjeti televiziv “Hulu” thotë se “The Kardashians” është premiera më e ndjekur në historinë e SHBA-së. Transmetuesi nuk dha numra specifikë se sa herë është shikuar episodi i parë, pasi vetë platforma nuk ka dhënë kurrë asnjë të dhënë aktuale të shikueshmërisë.
https://www.youtube.com/watch?v=CvEzCkdgnWk
Hulu gjithashtu pretendon se shfaqja e re është seria më e shikuar “Star Originals”, (duke mos përfshirë titujt e transmetimit të “Marvel” të “Disney” ose “Star Wars”) në “Disney+” dhe “Star+” nëpër tregjet globale.
https://www.youtube.com/watch?v=-pW-5c-LwIE
“’The Kardashians’ është premiera e serialit më të shikuar në ‘Hulu’ në Shtetet e Bashkuara, dhe në ‘Disney+’, ‘Star+’ mes ‘Star Originals’, në të gjitha tregjet globale deri më tani,” tha një zëdhënës i “Hulu”-së për “Variety”.
https://www.youtube.com/watch?v=FhsobKIIcOM
Numri rekord i “Hulu” për “The Kardashians” bazohet se sa herë është ndjekur episodi i parëpër tre ditë, që nga momenti i parë të publikimit të tij më 14 prill. Sipas marrëveshjes, Hulu do të nisë 40 episode të “The Kardashians”.
Në premierën e tapetit të kuq në fillim të këtij muaji, anëtarët e familjes bënë shaka se do të donin të bënin edhe 20 sezone të tjera të serialit të tyre të ri, ashtu si shfaqja e tyre e mëparshme./L.K
/Zoom.al