zoom

Të gjitha

Shkaku Kim Kardashian ?! Pete Davidson i thotë “lamtumirë” emisionit të famshëm

Pete Davidson do të largohet nga “Saturday Night Live” pas shtatë sezonesh në serialin legjendar komedi. I dashuri i Kim Kardashian pritet të largohet nga spektakli para sezonit 48, tha një burim për Variety.

Paraqitja e tij e fundit thuhet se do të jetë episodi i 21 majit të kësaj fundjave. Ai bëri bujë gjatë vitit të kaluar teksa u pa të dilte me Kim Kardashian dhe u bë pjesë e një zënke në rrjetet sociale me ish-bashkëshortin e saj, Kayne West.

Ndërsa ai nuk ka konfirmuar se cilat janë planet e tij të ardhshme, ai ka përqendruar shumë energji në skenën e filmit dhe televizionit.

Pete po përgatitet të publikojë komedinë e tij speciale në Netflix, ku pritet të zbulojë detaje të marrëdhënies së tij me Kardashian dhe është planifikuar të publikohet më 13 qershor.

Davidson gjithashtu zbuloi se po krijon një shfaqje televizive e cila supozohet të tregojë një version të papërpunuar të jetës së tij reale./L.K

/Zoom.al