zoom

Të gjitha

Kim Kardashian joshëse dhe provokuese, teksa shijon pushimet në destinacionin tropikal

Kim Kardashian dhe i dashuri i saj Pete Davidson u pushtuan nga pasioni në fotot nga një udhëtim në plazh tropikal që ajo postoi në Instagram. Ylli 41-vjeçar dhe i dashuri i saj 28-vjeçar humorist, treguan pasionin që kanë për njëri-tjetrin duke ndarë një puthje në plazh.

Kim dukej mahnitësee  me bikini të vogla në  ngjyrë të zezë.Çifti qëndruan në ujë , ndërsa u fotografuan për puthjen delikate, me secilin nga një dorë në të pasmet e tjetrit.

Në postimin e saj shoqërues në Instagram, Kim ndau disa video të shkurtra të saj duke shkelur me delikatesë në ujë, ku dukej se Pete e filmonte atë.

“Ai e kaloi testin e të dashurit për realizmin e postimeve”, tha Kim me shaka në mbishkrimin e saj të videos. Edhe pse padyshim që ajo dhe Pete po kalonin një kohë të mrekullueshme në plazh, Kim i  ka treguar  318 milionë ndjekësve të saj në Instagram se ku po pushonin.

Cifti  janë bashkë që nga nëntori, dhe ata u takuan një muaj më parë kur ajo bëri debutimin e saj si prezantuese në “Saturday Night Live”./L.K

/Zoom.al