zoom

Të gjitha

Pallati mbretëror refuzon Kim Kardashian?! / Çfarë ndodhi me yllin botëror ?!

Ajo mund të jetë mbretëresha e të famshmëve, por  ëndrra e Kim Kardashian për t’iu bashkuar festimeve zyrtare të Jubileut të Platinumit në Britaninë e Madhe është prishur. Pavarësisht përpjekjeve të saj të shumta , zyrtarët në Pallatin Buckingham i kanë refuzuar thirrjet e saj për tju bashkuar festimeve.

41- vjecarja e cila ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me të dashurin e saj Pete Davidson këtë javë  kërkuan bileta por pallati mbretëror e refuzoi çiftin amerikan. Mesa duket dëshira e saj për të marrë pjesë është kaq e madhe sa bukuroshja nuk e ka problem nëse biletat nuk janë VIP.

“Kim rrallë herë refuzohet për të marrë pjesë në ndonjë ngjarje, kështu që kjo ka qenë mjaft befasuese, veçanërisht pasi ajo nuk e viziton shpesh Mbretërinë e Bashkuar. Kim dhe Pete e duan familjen mbretërore dhe dëshironin shumë të ishin pjesë e kësaj feste të veçantë’ –thonë disa burime për Daily Mail.

Nuk është e qartë nëse festimet e jubileut ishin arsyeja e vetme e udhëtimit të çiftit të njohur në Londër./L.K

/Zoom.al