zoom

Aktualitet

Përmbytje edhe në Kurbin, pezullohet mësimi në Fushë Mamurras

Përmbytje edhe në Kurbin, pezullohet mësimi në Fushë Mamurras

Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona të Kurbinit, duke krijuar vështirësi për banorët dhe bujqësinë.

Si pasojë e prurjeve të larta të ujit, dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë mbuluar nga uji, kryesisht në zonën pranë mbikalimit të Patokut përgjatë autostradës.

Gjendje e rënduar raportohet edhe në fshatin Adriatik, ku përmbytjet kanë prekur sipërfaqe të mëdha toke, ndërsa disa banesa janë rrethuar nga uji, duke kufizuar lëvizjen dhe hyrje-daljet e banorëve.

Për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq, në fshatin Fushë Mamurras është pezulluar mësimi, si masë sigurie për nxënësit dhe stafin arsimor./ Zoom.al

Postime të lidhura