zoom

Aktualitet

Reshjet përmbytin Vaun e Dejës, rrezik për banesat pranë përroit të Glinës

Reshjet përmbytin Vaun e Dejës, rrezik për banesat pranë përroit të Glinës

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar përmbytje edhe në Vaun e Dejës.

Si pasojë e prurjeve të shumta, përroi i Glinës ka dalë nga shtrati, duke bllokuar unazën e qytetit dhe duke krijuar vështirësi serioze në qarkullim.

Uji ka vërshuar në rrugën kryesore dhe ka përmbytur tokat përreth, ndërsa ekziston rreziku që situata të përkeqësohet edhe më tej. Nëse rruga pëson dëmtime ose shembje të tjera, banesat pranë zonës mund të përballen me përmbytje./ Zoom.al

Postime të lidhura