Aplikacion
Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kanë sjellë pamje të pazakonta në qytetin e Durrësit dhe të Laçit.
Për shkak të situatës, banorët u detyruan të gjejnë vetë zgjidhje dhe të lëvizin përmes qytetit të përmbytur.
Një qytetar në Laç është parë duke qarkulluar me motoskaf në rrugët e mbuluara nga uji, pasi qarkullimi normal është bërë i pamundur në disa zona.

Sipas raportimeve, reshjet intensive kanë përmbytur banesa, toka bujqësore dhe akse rrugore, duke paralizuar lëvizjen e mjeteve dhe të këmbësorëve. Niveli i ujit është i lartë uji në rrugë dhe zona të banuara, duke dëshmuar situatën e vështirë që po përjetojnë banorët.
Edhe në Durrës, një qytetar u detyrua të qarkullojë me kanoe sepse qyteti prej orëve të mëngjesit ishte në kaos dhe situatë emergjence.

Nga të dhënat paraprake janë rreth 100 shtëpi të përmbytura dhe të rrethuara nga uji. Janë evakuuar 60 banorë deri tani dhe janë strehuar tek shtëpia e pushimit të ushtrisë.
Qarkullimi në qytet u paralizua gjatë paradites. Qindra makina mbetën nën ujë, ndërsa banorët u detyruan të gjejnë zgjidhje alternative./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit