Aplikacion
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në qarkun e Kukësit, duke bllokuar rrugët dhe izoluar qindra banorë.
Rreth 600 persona në fshatin Oreshkë kanë mbetur të izoluar, pasi prurjet e shumta kanë sjellë rënie gurësh dhe inertësh në akset rrugore, duke e bërë të pamundur lëvizjen si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët.
Situata paraqitet problematike edhe në fshatin Grykë Çaje, si dhe në disa segmente rrugore brenda qytetit të Kukësit, ku rrëshqitjet e dherave, gurët e rënë dhe pemët e shkulura nga era po përbëjnë rrezik për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.
Banorët shprehen të shqetësuar për gjendjen e krijuar, duke theksuar se deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje nga autoritetet vendore për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e normalitetit./ Zoom.al