zoom

Aktualitet

“Jetonim 10 vetë këtu”/ Shkrumbohet nga zjarri banesa në Klos

“Jetonim 10 vetë këtu”/ Shkrumbohet nga zjarri banesa në Klos

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit.

Siç shihet në foto, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke përfshirë gjithë banesën. Deri tani nuk ka raportime për viktima apo persona të lënduar. 

Drejt vendit të ngjarjes është nisur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Klos, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat se si ka nisur zjarri. 

“Këtu jetojmë 10 frymë. Kur erdhëm flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë. Kati i dytë u dogj komplet. Kanë qenë të gjithë brenda. Nuk e di nga ka marrë flakë,”- u shpreh kryefamiljari, Behar Musta./ Zoom.al

Postime të lidhura