zoom

Aktualitet

Pamje të frikshme nga Gjirokastra, shiu i rrëmbyeshëm rrezikon qytetarët (VIDEO)

Pamje të frikshme nga Gjirokastra, shiu i rrëmbyeshëm rrezikon qytetarët (VIDEO)

Situata meteorologjike në Shqipëri vijon të jetë e rënduar. Në Gjirokastër, përroi i Ficos ka dalë nga shtrati duke vërshuar në rrugë.

Siç shihet edhe nga pamjet në videon e mëposhtme, uji ka përpirë rrugët e qytetit duke marrë makinat përpara dhe vënë gjithashtu në rrezik edhe jetët e qytetarëve. Mësohet se lagjja “18 Shtatori” është krejtësisht nën pushtetin e ujit.

Pamje nga përmbytjet në Gjirokastër:

https://www.instagram.com/reel/DTLofVCjnI4/?igsh=eDh6N3hneW5lMzZq

Si pasojë e motit të keq gjysma e qytetit është pa energji elektrike. Deri më tani nuk ka raportime për evakuime, ndërsa reshjet kanë shkaktuar edhe dëme në biznese./ Zoom.al

Postime të lidhura