Aplikacion
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar përmbytje edhe në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës.
Si pasojë e ujit që ka hyrë në ambientet e katit të parë, autoritetet janë detyruar të ndërmarrin masa të menjëhershme për sigurinë e të paraburgosurve.
Të gjithë të ndaluarit që ndodheshin në katin e parë, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, janë zhvendosur në katin e dytë të godinës, pasi qelitë janë përmbytur nga uji.
Në burgun e Durrësit ka mbërritur edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili po ndjek nga afër situatën dhe masat e marra nga strukturat përgjegjëse për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucion.
Përmbytjet në burg janë pjesë e situatës së rënduar që po përjeton qyteti i Durrësit dhe disa zona të tjera të vendit, ku reshjet intensive kanë shkaktuar probleme të shumta në infrastrukturë, banesa dhe institucione publike./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit