zoom

Të gjitha

“Foo Fighters”, anulojnë të gjitha koncertet e turneut

“Foo Fighters”, anulojnë të gjitha koncertet e turneut

Grupi i njohur i muzikës rok, “Foo Fighters”, i ka anuluar të gjitha koncertet e turneut, si pasojë e vdekjes së bateristit, Taylor Hawkins.

Hawkins, vdiq në 25 mars në moshën 50-vjeçare. Shkaktari i vdekjes nuk është zbuluar ende. Lajmin e anulimit të performancave, bendi e bëri të ditur përmes në deklarate të postuar në rrjetet sociale.

“Me shumë pikëllim, grupi ‘Foo Fighters’ e konfirmon anulimin e të gjitha koncerteve të turneut, pas humbjes tronditëse të vëllait tonë, Taylor Hawkins. E kuptojmë plotësisht zhgënjimin tuaj dhe na vjen shumë keq që nuk do të kemi rastin të takohemi me njëri-tjetrin, siç kishim planifikuar. Por, në vend të kësaj, le t’i japim kohë vetes për t’u këndellur, të bëhemi bashkë për të dhuruar, për t’i mbajtur afër vetes më të dashurit tanë dhe për ta vlerësuar të gjithë muzikën dhe kujtimet që i kemi krijuar së bashku”.

Grupi i njohur ishte në mes të turneut në Amerikën Jugore, kur Hawkins vdiq. Performanca e tyre e fundit së bashku zuri vend më 20 mars, në festivalin “Lollapalooza” në Argjentinë, raportoi të mërkurën potali “NME”.

“Foo Fighters” po planifikonin të bënin turne gjatë gjithë vitit, si dhe fansat mezi po e prisnin performancën e tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura