Aplikacion
Ndërsa qyteti i Durrësit vazhdon të jetë i përmbytur dhe qytetarët ngelen të bllokuar, kryeministri Edi Rama krenohet me Vlorën, ku reshjet nuk kanë shkaktuar problematika domethënëse.
“Puna në terrenin e Vlorës, ku aktualisht situata e reshjeve paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll”, shkruan Rama në FB.
Komentuesit e kanë kritikuar kryeministrin për mosreagimin e qeverisë dhe i kujtojnë Durrësin.
Kreu i qeverisë reagoi më herët gjatë ditës duke thënë se fajin për përmbytjet s’e ka ai dhe se përmbytjet ndodhin kudo. /Zoom.al